
Albabet është një sistem menaxhimi për baste sportive. Nëpërmjet tij është e mundur të organizohen baste për lojra të ndryshme. Sistemi jep mundësinë e patjes së disa lloje klientësh, si p.sh klientë që mund të lidhen me linjë telefonike, të tjere që mund të jenë të lidhur online me rrjetin e kompanisë apo të tjerë që mund të përdorin faqen e internetit. Kjo gamë e gjerë e mundësive të lidhjes i përshtatet mundësive të klientëve të ndryshëm. Menaxhimi bëhet i plotë nga programi i menaxhimit Albabet. Ky është kategorizuar sipas funksioneve dhe aksesit të dhënë nga administratori. Nëpërmjet tij është e mundur gjithashtu të menaxhohen veprimet financiare me klientët e kompanisë.
Struktura e sistemit
Sistemi është i organizuar në strukturën Server – Klient.
Të gjitha lojrat dhe menaxhimi i tyre do të bëhen nga Programi i administrimit dhe operatorëve të cilët do të punojnë në lidhje të drejtpërdrejtë me serverin (LAN).
Serveri është i organizuar në një database qëndrore në MS-SQL. Përdoruesit e tij janë të ndarë në grupe sipas të drejtave të dhëna nga administratori. Grupet janë si më poshtë:
Administrator
Ka mundësi të përdorë të gjitha funksionet e programit. Menaxhim klientësh, përdoruesish, anullime etj
Financier
Ka mundësi të shohë vetëm pasqyrat financiare dhe të kryejë veprime financiare me klientët (pikat) si pagesa, arkëtime, rakordime etj
Super Operator
Menaxhon ndeshjet, koeficientët, konfirmon bastet teke, hapjen e pikave, kalon bilancet e klientëve etj
Operator Off Line
Menaxhon dhe monitoron lidhjet me klientët Off line,
Operator On Line
Monitoron klientët on line
Operator LIVE
Menaxhon lojrat LIVE gjatë ndeshjeve
Klientët (Pikat) do të jenë të ndarë në 2 lloje:
- Klientë Off Line të cilët lidhen nëpërmjet telefonit
- Klientë On line të lidhur gjatë gjithë kohës me serverin
Programi OFF line i klientit
Karakteristikat e programit
- Lidhja automatike me pikat nëpërmjet telefonit.
- Ora e kompjuerit të pikës sinkronizohet automatikisht nga qendra.
- Kur mbyllet programi i pikës mbyllet dhe kompjuteri automatikisht.
- Të dhënat te pika janë të enkriptuara.
- Për ç`do pikë llogaritet Bonusi sipas garancisë dhe bilancit që ka dhe pika nuk mund te luajë shumë më të madhe sesa bonusi.
- Kur Bonusi është negativ pika mund të kreditohet me shumë shtesë.
- Shuma për pikat hapet nga qendra nga Super Operatorët.
- Bastet teke mund të vihen vetë nga pika deri në një shumë të caktuar të vendosur nga qëndra.
- Bastet teke në çfardo lloj shume vendosen nga operatorët e qëndrës dhe konfirmohen në program nga Super Operatori.
- Mund të vendosen baste teke pas fillimit të ndeshjes nga Super Operatori.
- Bastet teke të vendosura pas fillimit të ndeshjes dallohen me shenjën e tyre.
- Skedinat në pikë mund të anullohen brenda 15 min.
- Skedinat nga qëndra mund të anullohen vetëm nga Administratori.
- Të gjitha veprimet që bën administratori në skedinë si: anullim, ndryshim shume etj. , janë të regjistruara me shenjë dhe datë/orë.
- Koeficientët e ndeshjeve mund të ndryshohen në çdo kohë.
- Ndryshimi i koeficienteve nuk ndikon në kalkulimin e biletës. D.m.th bileta llogaritet me koeficientin që është luajtur .
- Të gjitha lojrat mund të bllokohen secila 1 nga 1 nga qëndra.
- Për çdo pikë ruhet llogaria në 3 monedhat, garancia, dhe kalkulohen automatikisht pagesat e pritshme që ka për të bërë.
- Rregullorja për numrin minimal të ndeshjeve, shuma minimale dhe maksimale e biletës, mund të konfigurohet nga qëndra pa ndryshuar programin.
- Mund të vendoset nga qëndra kufizim për përsëritjen e biletave të njëjta si numër i biletave të përsëritura (p sh 10) ose maximum i fitimit të një bilete të përsëritur ( p.sh 5.000.000 lekë).
- Mund të konfigurohen pikat me komision preferencial. D.m.th jo me komision mbi xhiron (skedinë apo tek) po me ndarje të fitimit dhe humbjes.
- Çdo dite rikalkulohet Bonusi për çdo pikë dhe ato që janë negativ nuk mund të luajnë.
LOJRAT
- Rezultati 90 min
Zgjedhjet 1
X
2
(e kombinuar)
- Rezultati 45 min
Zgjedhjet 1
X
2
- Rezultati i saktë (në kokë)
Zgjedhjet sipas koeficientit 1, X, 2
- Dopio Shans
Zgjedhjet 1X
12
X2
- Rezultati 45 - 90 min
Zgjedhjet 1-1, 1-X, 1-2
X-1, X-X, X-2
2-1, 2-X, 2-2
(kjo mund të luhet 1 ndeshje në pika deri në një shumë të lejuar nga qëndra)
- Golat 45 min
Zgjedhjet 1+
2+
- Golat 90 min
Zgjedhjet 0-1
0-2
2-3
3+
4+
4-6
7+
Tek
Çift
- Kush shënon i pari
Zgjedhjet H – home
A - Away
0 – nuk ka gola
- Pjesa me më shumë gola
Zgjedhjet 1 – pjesa 1
2 – pjesa 2
X - barazim
- Rezultati 90 min me 2 ndeshje
Zgjedhjet 1
X
2
- Golat kryq
Zgjedhjet 1
X
2
KLIENTET ON LINE ALBABET
Klientët (Pikat) do të jenë të ndarë në 2 lloje:
- Pika të cilat do të përdorin një program të instaluar në kompjuter paraprakisht por me lidhje on line me serverin e të dhënave. Gjithashtu kanë mundësinë të përdorin edhe faqen e internetit për të parë biletat e vëna, gjendjen financiare, llogarinë apo edhe të vendosin baste direkt nga faqja e internetit.
Karakteristikat e programit të instaluar në kompjuter për pikat:
Klienti do ta aksesojë nëpërmjet kodit të tij të hyrjes dhe fjalëkalimit personal të cilin mund ta ndryshojë sipas dëshirës nëpërmjet faqes së internetit.
Në këtë program klienti vetëm mund të plotësojë bastet e dëshiruara për të gjitha lojrat qe jane edhe ne programin e klientit Off Line
Mund të kërkojë apo të aprovojë bastet e vendosura nga qëndra. Gjithashtu mund të bëjë anullimin e biletës.
Të gjitha këto lojra luhen në biletë sipas rregullores përkatëse për lojrat e skedinës duke ju përmbajtur ndarjeve teke – skedinë , shumës min të luajtur dhe max të fituar etj.
Pikat mund të regjistrojnë baste teke ose skedina të veçanta mbi një shumë të caktuar të përcaktuar nga administratori për tu aprovuar nga qëndra e cila bën konfirmimin duke bërë edhe ndryshime në shumë apo koeficient nëse është e nevojshme.
Pasi konfirmohen, pika mund të zgjedhë aprovimin apo jo të këtyre basteve teke. Në momentin që pika aprovon këtë bast tek atëherë regjistrohet bileta me ato të dhëna.
- Klientë të thjeshtë të cilët do të përdorin vetëm faqen e internetit për të vendosur baste, parë biletat e vëna, gjendjen financiare, llogarinë.
Karakteristika të faqes së internetit:
Klienti do ta aksesojë nëpërmjet kodit të tij të hyrjes dhe fjalëkalimit personal të cilin mund ta ndryshojë sipas dëshirës.
Funksionet e faqes për klientin :
- Llogaria – Faqja ku jepen të dhënat mbi gjendjen aktuale financiare të klientit si Gjendja, Krediti, Rakordimi i fundit etj. Gjithashtu këtu mund të bëhet ndryshimi i fjalëkalimit
- Lojrat e Ditës – Faqja ku klienti do të ketë mundësi të vendosi bastet për skedinën e ditës me koeficientët sipas lojrave përkatëse.
- Baste LIVE - Faqja ku klienti do të ketë mundësi të Vendosë bastet LIVE dhe lojrat speciale
- Skedina – Faqja ku klienti mund të nxjerrë dhe printojë tabelën e koeficienteve sipas lojrave
- Rezultatet – Faqja ku klienti mund të kërkojë për rezultatet e ndeshjeve të shkuara dhe aktuale
- Pasqyrime – Faqja ku kryhen filtrime sipas kritereve të biletave të vendosura nga klienti.
- Financiare – Faqja ku kryhen filtrime sipas datave dhe valutës i të dhënave financiare ditore si: xhiro, komision, balanca etj.
- Rregullorja – Rregullorja e lojës
BASTET LIVE
Bastet LIVE mund të vendosen vetëm nëpërmjet faqes së internetit tek BASTE LIVE.
Të gjitha këto lojra mund të vendosen para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe mund të luhen të vetme në biletë.
Për këto lojra aplikohen kufizime në min dhe max e bastit të lejuar. Mund të vendoset një shumë e caktuar mbi të cilën biletat duhet të konfirmohen nga operatorët e Serverit. Në këtë rast operatori mund ta pranojë apo ta refuzojë këtë bast.
Tabela e lojrave dhe zgjedhjeve LIVE
LOJA |
Emërtimi |
Zgjedhja 1 |
Zgjedhja X |
Zgjedhja 2 |
G U/O |
Golat Under/Over |
Poshtë |
|
Lart |
G R |
Bën Golin e radhës |
E-Vendas |
Nuk ka |
E-Mik |
KUAL |
Kualifikohet ekipi: |
E-Vendas |
|
E-Mik |
S KO |
Sasia e korrneve |
0-10 |
11-20 |
21+ |
KA P |
Merr kartonin e parë |
E-Vendas |
Nuk ka |
E-Mik |
KO P |
Gjuan korrnen e parë |
E-Vendas |
Nuk ka |
E-Mik |
TO P |
Gjuan topin e parë |
E-Vendas |
|
E-Mik |
PEN |
Penallti gjatë kohës së rregullt |
0 |
1 |
2+ |
P P |
Gjuan Penalltinë e parë |
E-Vendas |
Nuk ka |
E-Mik |
R SH1 |
Rezultati i shtesës së parë |
1 |
X |
2 |
R SH2 |
Rezultati i shtesës së dytë |
1 |
X |
2 |
Për kontakt:
Programeshqip company sh.p.k.
Tel/Fax: +355 4 2251614
e-mail. shitje@programeshqip.com