Lexo broshur¸n e plot¸
Zgjidhje fleksibël për sisteme profesionale të survejimit dhe monitorimit në distancë.
Tashmë është bërë e domosdoshme të paturit të sistemeve të sigurisë të cilët i japin përparësi administrimit për kontrollin dhe eliminimin e problematikave të ndryshme. Përhapja e këtij tregu ka sjellë uljen e kostos së tij, zhvillimin e teknologjisë dhe përmirësimin e saj. Është bërë ekonomik implementimi i tyre dhe rrjedhimisht i përballueshëm nga subjektet si: individë, biznese të vogla dhe të mëdha, Institucione, Qëndra tregtare, ambiente publike apo transporti etj.
Programe Shqip ofron një gamë të gjerë të sistemeve të survejimit me kamera.

Sistemet variojnë nga ata më të thjeshtët tek zgjidhjet komplekse me shumë site dhe monitorim në distancë.
Tashmë është në përdorim të gjerë teknologjia më e re e kamerave IP.

Këto kanë të gjitha parametrat e kamerave analoge dhe përveç kësaj kanë avantazhe të tjera si:
Cilësia e imazhit të transmetuar është shumë e lartë: nga 1 Mpx deri në 5. Përdorin rrjetin LAN për transmetimin e të dhënave kështu që nuk është e nevojshme të kryhet rrjet i veçantë.
Mund të marrin energjinë elektrike nëpërmjet rrjetit LAN me opsionin PoE.
Imazhi i transmetuar është tërësisht dixhital dhe nuk është nevoja e transformimit të tij.
Mund të trasnmetojnë edhe Audio. Mund të komandojnë pajisjet e accessit direkt nëpëmjet eventeve vizive.
Është i mundur aksesimi në distancë i tyre nëpërmjet rrjetit apo internetit. Mund të konfigurohen në distancë nëpërmjet internetit. Mundësi lidhje wireless.
Kamerat IP bëjnë thjeshtësimin e sistemit dhe ulin kostot e tjera të tij.

Komponentët bazë të sistemit janë:
Kamerat me variante sipas specifikës së tyre:
- Rezolucionit të imazhit
- Llojit të objektivit dhe fokusit
- Lëvizshmërisë së objektivit
- Përdorimit në ambiente të ndricuara ose jo
- Përdorimit në ambiente të jashtme ose jo
- Mundësi lidhjeje wireless





Pajisjet e rrjetit
- Sipas kapacitetit të transmetimit
- Me opsionin për transmetim energjie elektrike PoE
Pajisjet e regjistrimit dhe monitorimit
- Sipas kapacitetit të regjistrimit
- Sipas numrit të kamerave
- Sipas llojit të monitorimit dhe numrit të ekranëve që do të përdoren.

Sistemet e survejimit domosdoshmërisht janë të lidhur ngushtë me sistemet e alarmit apo ato të kontrollit të hyrje daljeve. Ekziston një gamë e gjerë pajisjesh dhe aksesorësh të cilët mund të integrohen në këto sisteme për të dhënë një mbulim te plotë të kësaj fushe.
Sistemet e regjistrimit dhe monitorimit janë kryesisht mbi bazë software të cilat japin përparësinë e regjistrimit të imazhit dixhital, analizës së imazhit dhe aplikimit të një sërë opsionesh të ndryshme. Gjithashtu bëjnë të mundur edhe vetë kontrollin e sistemit nëpërmjet sinjaleve të alarmit për mosfunksionime të ndryshme.
Më poshtë janë disa nga opsinet e tyre:
Programe Shqip ka përdorur në këto sisteme, markat dhe modelet më të mira dhe në partneritet me kompanitë më serioze të kësaj fushe. Kjo ka dhënë një garanci tek sistemet që janë implementuar dhe tek klientët tanë.
Gjithashtu në sistemet tona janë të integrueshëm të gjitha modelet e pajisjeve të survejimit si më poshtë:
Për vetë natyrën e tyre, sistmet e survejimit janë të përshtatur për kushtet, ambientet dhe standartet e monitorimit. Për këtë çdo kërkesë për këto sisteme do të analizohet nga specialistët duke bërë verifikimin në terren dhe më pas, Programe Shqip do të mund t'ju paraqesë projektin më të përshtatshëm për sistemin tuaj.
Ju ftojmë të na kontaktoni për çdo rast.