albanian english


Regjistroni email-in tuaj p¸r marr¸ t¸ rejat tona
 

 

Përshkrimi: Sistem për menaxhimin e Njësive Tregtare në rrjet me shumë terminale
Sistemi operativ:

Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista

Instalimi: Server qëndror me SQL Server, kompj terminal,

Funksionet kryesore të sistemit

ProMarket SMR është një sistem menaxhimi për pikat e shitjes me shumë terminale i cili funksionon me të dhëna qëndrore (SQL Database Server). Ky është një sistem shumë praktik dhe ndihmon për ta bërë më të lehtë dhe me të sigurtë organizimin e punëve në biznesin tuaj (super – market , magazinë,etj ).

Sistemi eshte i organizuar ne nje strukture me nje magazine qendrore dhe shume te tjera neper sektore te ndryshem. Furnizimet behen direkt ne magazinen qendrore dhe nepermjet saj behen levizjet neper sektoret perkates. Levizjet nenkuptojne dalje nga njeri dhe hyrje te tjetri. Keto mund te behen midis te gjithe sektoreve dhe magazines

Per cdo sektor ekziston nje inventar i caktuar i gjendjes se artikujve i cili mund te shihet dhe te printohet nga perdoruesi ne cdo moment te deshiruar.

STRUKTURA E ORGANIZIMIT


Per cdo sektor mund te vendosen cmime te ndryshme te te njejtit artikull . kur kryhet nje shitje e re artikujt per shitje mund te zgjidhen nepermjet skanerit me Bar Kod. Mund te printohen nga programi etiketat me barcod per c`do artikull. Printimi i Faturave kryhet shume shpejt (0.4 sekonda per 1 fature, printer termik). Programi lejon aplikimin e zbritjeve per grupe klientesh te regjistruar.

Te gjitha veprimet e kryera ne program ruhen me emrin e perdoruesit perkates qe ka hapur programin ne ate moment. Programi ruan dhe pasqyron te gjitha shitjet si ato te kryera edhe ato te anulluara. Programi lejon pasqyrimin dhe printimin e bilancit financiar ditor dhe inventarit ditor te artikujve te shitur cka e ben te kontrollueshem dhe te sigurte aktivitetin ditor.

Programi jep mundesine e regjistrimit dhe menaxhimit te perdoruesve, te dhenave te tyre personale, dhe te drejtave te tyre ne program, gjithashtu regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve dhe klienteve, regjistrimin dhe menaxhimin e furnitoreve dhe regjistrimin e menaxhimin e agjenteve te shitjes.

 

STRUKTURA E LIDHJES

 

 

Programi lejon ne cdo moment kontroll te arkes nga perdoruesi i autorizuar dhe gjithashtu kryerjen e veprimeve ne arke (derdhje apo terheqje). Gjithashtu programi ofron raporte mbi shitjet, furnizimet, sasine e artikujve te shitur, dhe bilancin financiar ne cdo periudhe kohore te zgjedhur nga perdoruesi si dhe ruajtjen ne excel apo printimin e ketyre raporteve dhe  mirembajta, eksportimi dhe ruajtja e te dhenave te programit sa here qe deshirohet.

 

ÇMIMET

Emërtimi

Çmimi (Euro)

Çmimi për  Server ProMarket SMR

600

Çmimi për Terminale shitje shtesë

100 /term

TARIFAT E INSTALIMIT DHE TRAJNIMIT

Vendodhja

Nr ditëve

Orë / ditë

Total Orë

Vlera (euro)

Instalim + trajnim në tiranë

2

6

12

120

Instalim + trajnim në Rethe 1

2

6

12

200

Instalim + trajnim në Rethe 2

2

6

12

300

Çmimet e mësipërme nuk përfshijnë TVSH

Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes  falas për 1 vit, për çdo problem të funksionimit të programit pranë zyrave tona