albanian english


Enter email to receive our newsletter
 

Lexo Lexo broshur¸n e plot¸

 

Zgjidhje fleksibel per sistemet e telefonise se brendshme edhe kosto te lira per thirrjet.

2

 

Telefonia si shume sisteme te tjera se fundmi eshte orientuar ne aplikimin e saj ne rrjetet IP. Kjo ishte e vetmja menyre per te bere te mundur shtrirjen e saj sa me gjere, pershtatjen me sistemet e tjera te informatizimit dhe globalizimin e destinacionit te thirrjeve. Tashme mund te kryhen thirrje telefonike nga PC, nga telefoni i zakonshem analog, nga telefoni IP, apo nga telefoni celular kundrejt cdo destinacioni kudo qofte ne bote nepermjet rrjetit te Internetit.

Telefonia VOIP

Nese ju nuk keni degjuar per VOIP, behuni gati  per te ndryshuar menyren e telefonatave ne distance te gjate. VOIP, ose Voice over Internet Protocol, eshte nje metode  qe perdor rrjetin IP per te marre thirrje zanore ne telefonin tuaj. Kjo kryhet nepermjet programeve (software) te zhvilluar per kete qellim. Thirrjet nepermjet VOIP mund te jene falas nese keto nuk kalojne nepermjet rrjeteve telefonike te kompanive te ndryshme.                                              

Si eshte e mundur kjo?

Rrjeti i transmetimit te telefonatave VOIP eshte interneti. Cdo perdorues i lidhur me te ka njekohesisht mundesine e perdorimit te VOIP nepermjet softwareve te caktuar. Pervec kesaj thirrjet VOIP mund  te kryhen drejt cdo lloj rrjeti telefonik ne bote. Kjo eshte kundrejt tarifave por keto te fundit jane shume te ulta ne krahasim me ato tradicionalet.

 

4

Kjo eshte nje nga perparesite e medha te telefonise VOIP por pervec kesaj ajo qe e ben ate me te susksesshme eshte aplikimi i saj perfekt ne sistemet e brendshme te telefonise.
Tashme eshte shume e thjeshte te aplikohen sistemet e brendshme te telefonise per kompani, institucione apo subjekte qe e kane te nevojshme.

Me poshte eshte paraqitur nje skeme tipike e nje sistemi telefonik VOIP te aplikuar.

1

Pervec komunikimit zanor ne keto sisteme mund te perdoren edhe shume sherbime te tjera te vlefshme si:

  • Extensions pa limit.
  • Vendosjen e rregullave hyrese apo dalese nga administratori.
  • Raport i kohezgjatjes se bisedave.
  • Mundesia e regjistrimit te telefonatave.
  • Sekretari telefonike.
  • Marrje Faxi ne format PDF
  • Mundesi e pergjigjes se thirrjeve hyrese, nga kudo ne bote.
  • Transferimi i thirrjes kur telefoni eshte i zene, ose kur nuk pergjigjesh.
  • Konference telefonatash.
  • Regjistrim zanor te thirrjeve hyrese dhe dalese.
  • Identifikim thirrjesh.
  • Muzik ne pritje.
  • Mesazhe zanore.

Dhe shume sherbime te tjera te cilat behen te mundura nepermjet softwarit qe operon sistemin PBX.
Pervec kesaj neper pika publike ku gjendet  sherbimi “hot-spot” vende si; aeroporte, parqe, apo kafene  te cilet  ju lejojne sherbimin e internetit falas ju shume thjesht mund te konfiguroni celularin tuaj dhe mund te beni thirrje kudo ne bote sikur te jeni ne zyre, pa asnje kosto shtese. Apo dhe anasjelltas duke mos humbur asnje thirrje hyrese.

Sistemet VOIP jane shume te thjeshte dhe mbi te gjitha nuk kerkojne implementim te rrjeteve fizike te vecanta. Te gjithe aparatet terminal VOIP mund te lidhen nepermjet rrjetit IP fizik ose Wireless. Pra fare mire mund te perdoret rrjeti kompjuterik fizik aktual.

69

Programe Shqip do tju garantoje zgjidhjen e pershtatshme per:

  • Projektimin, instalimin dhe mirembajtjen e infrastruktures telekomunikuese fikse
  • Sisteme te brendshme telefonie per kompani, institucione apo subjete te tjera.
  • Konsulence teknike ne kete fushe.
Ju ftojme te na kontaktoni per cdo informacion apo sqarim te nevojshem.