Programe menaxhimiKontroll aksesiSisteme me kameraTelefoni VoIPSherbime ITSisteme fiskaleSisteme fiskale


Regjistroni email-in tuaj p¸r të marr¸ t¸ rejat tona
 

Sistemi i monitorimit dhe rezultatit të zgjedhjeve vendore Qershor 2009

sistemi i monitorimit

Programe Shqip sh.p.k në bashkëpunim me R & T sh.p.k. e kontraktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për implementimin e sistemit të monitorimit për zgjedhjet vendore Qershor 2009, projektoi dhe menaxhoi me sukses këtë sistem i cili konsistonte në monitorimin me kamera lokalisht dhe qëndror të procesit të numërimit të votave dhe sistemin e hedhjes dhe publikimit të rezultatit.

Projekti ishte ndarë në zërat e mëposhtëm:

  1. Sistemet lokale të regjistrimit dhe monitorimit (66 copë).
  2. Rrjeti kombëtar i transmetimit të të dhënave dhe videove.
  3. Sistemi qëndror i monitorimit dhe komandimit.
  4. Sistemi software i regjistrimit dhe transmetimit të të dhënave.
  5. Menaxhimi i kontrollit dhe hedhjes së rezultatit.

Programe Shqip sh.p.k. me specialistët e vet projektoi sistemin më të përshtatshëm për këtë qëllim dhe gjithashtu:

Monitorim

Kreu të gjitha konfigurimet e nevojshmë të pajisjeve dhe sistemeve të ndryshme të përdorura për këtë qëllim.

Menaxhoi implementimin e sistemeve në të gjithë vendin dhe atë qëndror.

Kreu testet dhe kolaudimet e nevojshme për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të sistemit.

Zhvilloi software-in on line për hedhjen dhe publikimin e rezultateve në kohë reale.

Rezultati

Menaxhoi me operatorët e vet monitorimin 24 orë të sistemit qëndor gjatë gjithë kohës së numërimit.

Sistemi qendor i monitorimit

Menaxhoi me operatorët lokalë monitorimin dhe hedhjen e të dhënave pa ndërprerje gjatë gjithë kohës së nevojshme të numërimit. Rreth 150 operatorë lokalë në të 66 qëndrat e numërimit bënë të mundur sigurimin e funksionimit të sistemit dhe hedhjen e rezultateve të numërimit.

Sistemet lokale

 

Për këtë qëllim u ndërtua posaçërisht një rrjet i mbyllur kombëtar i transmetimit të të dhënave, i cili lidhte të gjitha qëndrat e numërimit në Shqipëri me sallën qëndrore të monitorimit pranë KQZ.

Përveç transmetimit të imazheve në kohë reale nëpër qëndrat e numërimit, u krye njëkohësisht edhe regjistrimi i tyre në format digital në pajisjet e përcaktuara. Në këtë mënyrë ishte shumë e thjeshtë të kërkohej për sekuenca regjistrimi në një kohë të mëvonshme.