Albabet është një sistem menaxhimi për baste sportive. Nëpërmjet tij është e mundur të organizohen baste për lojra të ndryshme të caktuara. Sistemi jep mundesinë e patjes së disa lloje klientesh si p.sh klientë që mund të lidhen me linjë telefonike, të tjere që mund të jenë të lidhur online  me rrjetin e kompanise apo të tjerë që mund të përdorin faqen e internetit. Kjo gamë e gjerë e mundesive të lidhjes i përshtatet mundesive të klienteve të ndryshem. Menaxhimi bëhet i plotë nga programi i menaxhimit Albabet. Ky është kategorizuar sipas funksioneve dhe aksesit të dhene nga administratori. Nëpërmjet tij është e mundur gjithashtu të menaxhohen veprimet financiare me klientet e kompanisë.

Struktura e sistemit

 Sistemi është i organizuar në strukturën Server – Klient.
Të gjitha lojrat dhe menazhimi i tyre do të bëhen nga Programi i administrimit dhe operatorëve të cilët do të punojnë në lidhje të drejtpërdrejtë me serverin (LAN).
Serveri eshte i organizuar ne nje database qendrore ne MS-SQL. Perdoruesit e tij jane te ndare ne grupe sipas te drejtave te dhena nga administratori. Grupet jane si me poshte:

  • Administrator

                  Ka mundësi të përdorë të gjitha funksionet e programit. Menaxhim                   klientësh, përdoruesish, anullime etj

  • Financier

                  Ka mundësi të shohë vetëm pasqyrat financiare dhe të kryejë veprime financiare me klientët (pikat) si pagesa, arkëtime, rakordime etj

  • Super Operator

                  Menaxhon ndeshjet, koeficientët, konfirmon bastet teke, hapjen e pikave, kalon bilancet e klientëve etj 

  • Operator Off Line

                  Menaxhon dhe monitoron  lidhjet me klientët Off line,

  • Operator On Line

                  Monitoron  klientët on line

  • Operator LIVE

                  Menaxhon  lojrat LIVE gjatë ndeshjeve

 

Klientët (Pikat) do të jenë të ndarë në 2 lloje:

  1. Kliente Off Line të cilët lidhen nëpërmjet telefonit
  2. Klientë On line të lidhur gjatë gjithë kohës me serverin

 

 

Programi OFF line i klientit

Karakteristikat e programit

  • Lidhja automatike me pikat nëpërmjet telefonit
  • Ora e kompjuerit të pikës sinkronizohet automatikisht nga qendra
  • Kur mbyllet programi i pikes mbyllet dhe kompjuteri automatikisht
  • Të dhënat te pika janë të enkriptuara
  • Për c`do pikë llogaritet Bonusi sipas garancisë dhe bilancit që ka edhe pika nuk mund te luajë shumë më të madhe sesa bonusi.
  • Kur Bonusi është negativ pika mund të kreditohet me shumë shtesë.
  • Shuma për pikat hapet nga qendra nga Super Operatorët
  • Bastet teke mund të vihen vetë nga pika deri në një shumë të caktuar të vendosur nga qendra.
  • Bastet teke në c`farëdolloj shume vendosen nga operatorët e qendrës dhe konfirmohen në program nga Super Operatori.
  • Mund të vendosen baste teke pas fillimit të ndeshjes nga Super Operatori.
  • Bastet teke të vendosura pas fillimit të ndeshjes dallohen me shenjën e tyre.
  • Skedinat në pikë mund te anullohen brenda 15 min.
  • Skedinat nga qendra mund të anullohen vetëm nga Administratori.
  • Të gjitha veprimet që bën administratori në skedinë si anullim ndryshim shume etj janë të regjistruara me shenjë dhe datë orë.
  • Koeficientët e ndeshjeve mund të ndryshohen në c`do kohë.
  • Ndryshimi i koeficienteve nuk ndikon në kalkulimin e biletës. D.m.th bileta llogaritet me koeficientin që është luajtur .
  • Të gjitha lojrat mund të bllokohen secila 1 nga 1 nga qendra
  • Për c`do pikë ruhet llogaria në 3 monedhat, garancia, dhe kalkulohen automatikisht pagesat e pritshme që ka për të bërë.
  •  Regullorja për numrin minimal të ndeshjeve, shumën minimale dhe maksimale të biletës mund të konfigurohet nga qendra pa ndryshuar programin.
  • Mund të vendoset nga qendra kufizim për përsëritjen e biletave të njëjta si  numër i biletave të përsëritura (p sh 10) ose maximum i fitimit të një bilete të përsëritur ( p.sh 5.000.000 lekë)
  • Mund të konfigurohen pikat me komision preferencial. D.m.th jo me komision mbi xhiron (skedinë apo tek) po me ndarje të fitimit dhe humbjes.
  • C`do dite rikalkulohet Bonusi për c`do pikë dhe ato që janë negativ nuk mund të luajnë.

 

LOJRAT
  1. Rezultati 90 min                                                        

Zgjedhjet          1
                        X
                        2
                        (e kombinuar)

  1. Rezultati 45 min                                                        

Zgjedhjet          1
                        X
                        2

  1. Rezultati i saktë (në kokë)

Zgjedhjet          sipas koeficientit 1, X, 2

  1. Dopio Shans

Zgjedhjet          1X
                        12
                        X2

  1. Rezultati 45 - 90 min

Zgjedhjet          1-1, 1-X, 1-2
                        X-1, X-X, X-2
                        2-1, 2-X, 2-2
                        (kjo mund të luhet 1 ndeshje në pika deri në një shumë të lejuar nga qendra)

  1. Golat 45 min

Zgjedhjet          1+
                        2+

  1. Golat 90 min

Zgjedhjet          0-1
                        0-2
                        2-3
                        3+
                        4+
                        4-6
                        7+
                        Tek
                        Çift

  1. Kush shënon i pari 

Zgjedhjet          H – home
                        A - Away
                        0 – nuk ka gola

  1. Pjesa me më shumë gola 

Zgjedhjet          1 – pjesa 1
                        2 – pjesa 2
                        X - barazim

 

  1. Rezultati 90 min me 2 ndeshje 

Zgjedhjet          1
                        X
                        2

  1. Golat kryq 

Zgjedhjet          1
                        X
                        2

KLIENTET ON LINE ALBABET

 

Klientët (Pikat) do të jenë të ndarë në 2 lloje:

  1. Pika të cilat do të përdorin një program të instaluar në kompjuter paraprakisht por me lidhje on line me serverin e të dhënave. Gjithashtu kanë mundësinë të përdorin edhe faqen e internetit për të parë biletat e vëna, gjendjen financiare, llogarinë apo edhe të vendosin baste direkt nga faqja e internetit.

 

            Karakteristikat e programit  të instaluar në kompjuter për pikat:

Klienti do ta aksesojë nëpërmjet kodit të tij të hyrjes dhe fjalëkalimit personal të cilin mund ta ndryshojë sipas dëshirës nëpërmjet faqes së internetit.
Në këtë program klienti vetëm mund të plotësojë bastet e dëshiruara për të gjitha lojrat qe jane edhe ne programin e klientit Off Line
Mund të kërkojë apo të aprovojë bastet e vendosura nga qendra. Gjithashtu mund të bëjë anullimin e biletës.
Të gjitha këto lojra luhen në biletë sipas rregullores përkatëse për lojrat e skedinës duke ju përmbajtur ndarjeve teke – skedinë , shumës min të luajtur dhe max të fiturar etj.
Pikat mund të regjistrojnë baste teke ose skedina të vecanta mbi nje shume te caktuar te percaktuar nga administratori për tu aprovuar nga qendra  e cila bën konfirmimin duke bërë edhe ndryshime në shumë apo koeficient nëse është e nevojshme.
Pasi konfirmohen pika mund të zgjedhë aprovimin apo jo të këtyre basteve teke. Në momentin që pika aprovon këtë bast tek atëherë regjistrohet bileta me ato të dhëna.

 

  1. Klientë të thjeshtë të cilët do të përdorin vetëm faqen e internetit për të vendosur baste, parë biletat e vëna, gjendjen financiare, llogarinë.

Karakteristika të faqes së internetit:

Klienti do ta aksesojë nëpërmjet kodit të tij të hyrjes dhe fjalëkalimit personal të cilin mund ta ndryshojë sipas dëshirës.

Funksionet e faqes për klientin :

  • Llogaria – Faqja ku jepen të dhënat mbi gjendjen aktuale financiare të klientit si Gjendja, Krediti, Rakordimi i fundit etj. Gjithashtu këtu mund të bëhet ndryshimi i fjalëkalimit
  • Lojrat e Ditës – Faqja ku klienti do të ketë mundësi të vendosi bastet për skedinën e ditës me koeficientët sipas lojrave përkatëse.
  • Baste LIVE - Faqja ku klienti do të ketë mundësi të Vendosë bastet LIVE dhe lojrat speciale
  • Skedina – Faqja ku klienti mund të nxjerrë dhe të printojë tabelën e koeficienteve sipas lojrave
  • Rezultatet – Faqja ku klienti mund të kërkojë për rezultatet e ndeshjeve të shkuara dhe aktuale
  • Pasqyrime – Faqja ku kryhen filtrime sipas kritereve të biletave të vendosura nga klienti.
  • Financiare – Faqja ku kryhen filtrime sipas datave dhe valutës  i të dhënave financiare ditore si xhiro, komision, balanca etj.
  • Rregullorja – Rregullorja e lojës

 

BASTET LIVE

Bastet LIVE mund të vendosen vetëm nëpërmjet faqes së internetit tek BASTE LIVE
Të gjitha këto lojra mund të vendosen para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe mund të luhen të vetme në biletë.
Për këto lojra aplikohen kufizime në min dhe max e bastit të lejuar. Mund te vendoset nje shume e caktuar mbi te cilen biletat duhet te konfirmohen nga operatoret e Serverit. Ne kete rast operatori mund ta pranoje apo ta refuzoje kete bast.

Tabela e lojrave dhe zgjedhjeve LIVE

LOJA

Emërtimi

Zgjedhja 1

Zgjedhja X

Zgjedhja 2

G U/O

Golat Under/Over

Poshtë

 

Lart

G R

Bën Golin e radhës

E-Vendas

Nuk ka

E-Mik

KUAL

Kualifikohet ekipi:

E-Vendas

 

E-Mik

S KO

Sasia e korrneve

0-10

11-20

21+

KA P

Merr kartonin e parë

E-Vendas

Nuk ka

E-Mik

KO P

Gjuan korrnen e parë

E-Vendas

Nuk ka

E-Mik

TO P

Gjuan topin e parë

E-Vendas

 

E-Mik

PEN

Penallti  gjatë kohës së rregullt

0

1

2+

P P

Gjuan Penalltinë e parë

E-Vendas

Nuk ka

E-Mik

R SH1

Rezultati i shtesës së parë

1

X

2

R SH2

Rezultati i shtesës së dytë

1

X

2