POS-BAR

POS - BAR
Program për menaxhim të Bar – Restoranteve

 


Karakteristika të Programit  POS-BAR

  • Programi instalohet vetëm në 1 kompjuter.
  • Regjistrimi i porosive nga kamarierët bëhet direkt duke shtypur mbi Monitor me gisht (në variantin me Touch Screen  pa përdorur tastierën apo Mousin.
  • Printimi i Porosive apo Faturave kryhet shumë shpejt (0.4 sekonda për 1 faturë për printer termik)
  • Fletët e Faturave dhe Porosive të printuara priten vetë automatikisht nga Printeri.
  • Mund të zgjidhet nga Administratori n.q.s dëshirohet të bëhet fatura për klientin pas çdo porosie apo nëse dëshirohet vetëm një faturë përmbledhëse përfundimtare.
  • Ndarja e pritimit të porosive në vendet përkatëse si Bar apo Guzhinë.
  • Mundësia e shitjes me çmime të ndryshme të artikujve sipas sektorëve dhe ambjenteve.
  • Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen dhe me emrin e përdoruesit apo kamarierit përkatës.
  • Kamarierët mund të përdorin kodin ose kartat magnetike për identifikim të sigurtë.
  • Programi Regjistron Furnizimet për artikujt që shiten dhe ata të kosumit vetjak.
  • Menaxhohen  përdoruesit e programit sipas funksioneve të tyre (si p.sh shitje, furnizime, Arkë).
  • Shikohet Inventari në çdo kohë i gjendjes së artikujve.
  • Shikohet dhe Printohet Bilanci ditor dhe inventari ditor për artikujt e shitur.
  • Bëhet ruajtja dhe pasqyrimi i të gjitha Shitjeve të kryera dhe atyre të anulluara.
  • Kontrolli i Arkës në çdo moment dhe levizjeve të ndryshme të saj si derdhje apo tërheqje Lekësh.
  • Shitje të artikujve në oferta paketë (Grup artikujsh me një çmim të përbashkët).
  • Raporte për çdo periudhe të zgjedhur kohore për shitjet, furnizimet, sasinë e artikujve të shitur, dhe bilancin financiar.
  • Kalimi dhe Ruajtja në Excel e të gjitha Raporteve të nxjerra.
  • Mirëmbajta, eksportimi dhe ruajtja e të dhënave të programit sa herë që dëshirohet.

Skemat e mundshme të Përdorimit

Sipas nevojës dhe ambientit të lokalit me 1 kompjuter mund të lidhen deri në dy printera për porositë dhe 1 për faturat. Printerat e porosive mund të vendosen 1 në bar dhe një në guzhinë. Gjithesi programi jep mundësinë e printimit edhe në një printer të vetëm të porosive dhe faturave.

Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes  falas për 1 vit, për çdo problem të funksionimit të programit pranë zyrave tona.

Skema e Lidhjes

ÇMIMET

Emërtimi

Çmimi (Euro)

Programi POS-BAR

400

Lexuesi për karta magnetike + 20 Karta

200


TRAJNIMI I PERFSHIRE NE ÇMIM

Programi

Nr seancave

Orë/seancë

Total Orë

POS -BAR

2

5

10

* seancat e trajnimit, kohëzgjatja dhe tarifa e tyre mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes

Për kontakt:
Programe Shqip Sh.p.k

Tel/Fax: +355 4 251614
e-mail. shitje@programeshqip.com