| Përshkrimi: |
Sistem per menaxhimin e Njesive Tregtare ne rrjet me shume terminale. |
| Aplikohet në: |
Dyqane, Markete, Supermarkete, Magazina etj. |
| Sistemi operativ: |
Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista |
| Instalimi: |
Server qëndror me SQL Server, kompj terminal |
ProMarket SMR është një sistem menaxhimi për pikat e shitjes me shumë terminale i cili funksionon me të dhëna qëndrore (SQL Database Server). Ky është një sistem shumë praktik dhe ndihmon për ta bërë më të lehtë dhe më të sigurtë organizimin e punëve në biznesin tuaj (super – market , magazinë,etj ).
Sistemi është i organizuar në një strukturë me një magazinë qëndrore dhe shumë të tjera nëpër sektorë të ndryshëm. Furnizimet bëhen direkt në magazinën qëndrore dhe nëpërmjet saj bëhen lëvizjet nëpër sektorët përkatës. Levizjet nënkuptojnë dalje nga njëri dhe hyrje te tjetri. Këto mund të bëhen midis të gjithë sektorëve dhe magazinës
Për çdo sektor ekziston një inventar i caktuar i gjendjes së artikujve i cili mund të shihet dhe të printohet nga përdoruesi në cdo moment të dëshiruar.
Për çdo sektor mund të vendosen cmime të ndryshme të të njëjtit artikull . kur kryhet një shitje e re artikujt për shitje mund te zgjidhen nëpërmjet skanerit me Bar Kod. Mund të printohen nga programi etiketat me barcod për çdo artikull. Printimi i Faturave kryhet shumë shpejt (0.4 sekonda për 1 faturë, printer termik). Programi lejon aplikimin e zbritjeve për grupe klientësh të regjistruar.
Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen me emrin e përdoruesit përkatës që ka hapur programin në atë moment. Programi ruan dhe pasqyron të gjitha shitjet si ato të kryera edhe ato të anulluara. Programi lejon pasqyrimin dhe printimin e bilancit financiar ditor dhe inventarit ditor të artikujve të shitur çka e bën të kontrollueshëm dhe të sigurtë aktivitetin ditor.
Programi jep mundësinë e regjistrimit dhe menaxhimit të përdoruesve, të dhënave të tyre personale, dhe të drejtave të tyre në program, gjithashtu regjistrimin dhe menaxhimin e subjekteve dhe klientëve, regjistrimin dhe menaxhimin e furnitorëve dhe regjistrimin e menaxhimin e agjentëve të shitjes.
SKEMA E ORGANIZIMIT

(Kliko për ta zmadhuar)
SKEMA E LIDHJES

(Kliko për ta zmadhuar)
ÇMIMET
Emërtimi |
Çmimi (Euro) |
Çmimi për Server ProMarket SMR |
600 |
Çmimi për Terminale shitje shtesë |
100 /term |
TRAJNIMI I PERFSHIRE NE ÇMIM
Vendodhja |
Nr ditëve |
Orë / ditë |
Total Orë |
Vlera (euro) |
Instalim + trajnim në tiranë |
2 |
6 |
12 |
120 |
Instalim + trajnim në Rethe 1 |
2 |
6 |
12 |
200 |
Instalim + trajnim në Rethe 2 |
2 |
6 |
12 |
300 |
Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes falas për 1 vit, për çdo problem të funksionimit të programit pranë zyrave tona
Për kontakt:
Programe Shqip Sh.p.k
Tel/Fax: +355 4 251614
e-mail. shitje@programeshqip.com