ProbaR SMR

Përshkrimi: Sistem për menaxhimin e Bar-Restoranteve me shumë terminale dhe Pocket PC
Sistemi operativ:

Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista

Instalimi: Server qëndror me SQL Server, kompj terminal, Pocket PC

Funksionet kryesore të sistemit

ProBar SMR është një sistem menaxhimi shumë praktik dhe shumë i vlefshëm për të gjitha baret dhe restorantet me shumë terminale dhe Pocket PC i cili funksionon me të dhëna qëndrore (SQL Database Server). Ky sistem  ndihmon biznesin për ta bërë sa më të lehtë dhe të sigurtë menaxhimin dhe organizimin e punës, shmang çdo të paparashikuar që mund të dalë gjatë saj dhe gjithashtu rrit sigurinë dhe përgjegjësinë operuese të punonjësve.
       
 Sistemi është i organizuar në një strukturë me një magazinë qëndrore dhe shumë sektorë (mini – magazina). Furnizimi me artikuj bëhet në magazinën qëndrore dhe nëpërmjet saj bëhet edhe ngarkimi apo shkarkimi i sektorëve (mini-magazinave përkatëse). Për çdo sektor egziston një inventar i caktuar nga i cili bëhet zbritja e gjëndjes së artikujve pas çdo shitje. Në çdo moment mund të shihet dhe të printohet gjëndja e artikujve në sektorin përkatës, mund të shihen dhe të printohen furnizimet e bera apo lëvizjet e artikujve nga një sektor në tjetrin në një periudhe çfarëdo kohe.
      
Gjithashtu çdo sektor mund të menaxhojë shitjet e veta, mund të shohi dhe të printojë faturat ditore dhe ato të më përparshme,apo edhe të shohi dhe të printojë inventarin ditor. Programi ruan dhe pasqyron të gjitha shitjet si ato të kryera edhe ato të anulluara. Në çdo sektor mund të vendosen çmime të ndryshme për të njëjtin artikull në varësi të ambjenteve apo periudhës kohore.
       
Regjistrimi i porosive nga kamarierët mund të bëhet me anë të pocket pc ose në kompjuter të zakonshëm me mouse ose me gisht ne rast kur përdoret monitor touch screen. Printimi i faturave bëhet shumë shpejt 0.4 sec për 1 faturë, prerja e tyre bëhet në mënyrë automatike nga printeri, dhe sistemi lejon që administratori të vendosë nëse do që të printohen dy fatura apo një e vetme e përmbledhur.

SKEMA E ORGANIZIMIT

KLIKO-Skema e organizimit
(Kliko për ta zmadhuar)

Ky sistem lejon përdorimin nga më shumë se një përdorues, lejon menaxhimin e tyre, dhe lejon përcaktimin e të drejtave të ndryshme për çdo përdorues. Të gjitha veprimet e kryera në program ruhen me emrin e përdoruesit përkates në momentin e kryerjes së

veprimit. Sistemi lejon regjistrimin dhe menaxhimin e kamariërve dhe të detajeve të tyre të regjistrimit si edhe pajisjen e tyre me kartë magnetike çka shërben për identifikimin e tyre në program. Gjithashtu përdoruesi i autorizuar mund të përcaktojë kategoritë e çmimeve dhe përqindjet e zbritjes përkatëse për kategoritë e ndryshme të klientëve psh.për miqtë, për klientët e zakonshëm etj. Gjithashtu përdoruesi i  autorizuar lejohet nga sistemi të menaxhojë arkën, vlerën e vendosur në të dhe të kryejë veprime në të psh. derdhje /tëheqje.

 Sistemi lejon konfigurimin dhe menaxhimin e tavolinave, ndarjen e tyre sipas sektorëve dhe sipas kamarierëve përgjegjës për to. Gjithashtu sistemi lejon regjistrimin e taksave, përqindjeve përkatëse të tyre dhe regjistrimin e valutave dhe kurseve përkatëse.
       
Sistemi lejon ndarjen ne kategori për artikujt psh. alkolike, freskuese, Peshk etj. gjithashtu lejon menaxhimin, fshirjen, shtimin apo modifikimin e këtyre kategorive . Ju gjithashtu mund ti gruponi artikujt  sipas sektorëve përkates psh. bari, kuzhina etj. Programi regjistron furnizimet si për artikujt që shiten po ashtu edhe për artikujt e konsumit vetjak.
          
Në program u jepet një hapësirë e konsiderueshme klientëve (subjekteve) dhe menaxhimit të tyre, regjistrimit dhe menaxhimit të të dhënave të tyre. Klientët e regjistruar mund te pajisen me karta magnetike të cilat u shërbejne si identifikim për pagesa të vonuara apo zbritje te ndryshme qe mund te aplikohen.

Programi ofron gjithashtu raporte për çdo periudhë kohe për shitjet, furnizimet, sasinë e artikujve të shitur dhe bilancin finanaciar si edhe kalimin dhe ruajtjen në excel të të gjitha raporteve të nxjerra.

SKEMA E LIDHJES

KLIKO-Skema e lidhjes
(Kliko për ta zmadhuar)

 

ÇMIMET

Emërtimi

Çmimi (Euro)

Çmimi për  Server ProBar SMR

500

Çmimi për Terminale shitje shtesë

100 /term

Çmimi për server PPC (program për Pocket PC)

100

TARIFAT E INSTALIMIT DHE TRAJNIMIT

Vendodhja

Nr ditëve

Orë / ditë

Total Orë

Vlera (euro)

Instalim + trajnim në tiranë

2

6

12

120

Instalim + trajnim në Rethe 1

2

6

12

200

Instalim + trajnim në Rethe 2

2

6

12

300

Për klientin ofrohet shërbimi i mirëmbajtjes  falas për 1 vit, për çdo problem të funksionimit të programit pranë zyrave tona

Për kontakt:
Programe Shqip Sh.p.k

Tel/Fax: +355 4 251614
e-mail. shitje@programeshqip.com